About

Mirë se keni ardhur në blogun “ADHURO-SHQIP“. Unë quhem Aurel Duro dhe punoj me organizatën  “Të Rinjtë Me Një Mision“, Shqipëri / “Youth With A Mission”, YWAM Albania.

Këtu mund të gjeni tekstet e këngëve të krishtera në shqip,  të përkthyera ose këngë origjinale shqiptare. Formalizimi i kësaj faqeje lindi si një dëshirë për t’i shërbyer trupit të Krishtit dhe drejtuesve të adhurimit. Por këtë ide e cuan përpara edhe dëshira e shumë personave për të qenë të përditësuar me tekstet e këngëve të reja por edhe ato të vjetra. Uroj që blogu të jetë sado pak ndihmë për ju dhe kishat tuaja.  Ju ftoj të jepni kontributin tuaj për ta pasuruar këtë blog me komentet, këshillat dhe tekstet që ende nuk janë në arkivë.

EFESIANEVE 5:18-20
…. por mbushuni me Frymë, duke i folur njëri-tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht”.

18 responses to “About

  1. Hi, I was wondering if Perendi Plot Madheshti is a translation from a song in English or was written orinigaly in albanian?

  2. Bekuar qofshi ju dhe jam mirnjohes Zotit qe egziston kjo faqe .
    Dhe deshiroj te gjej edhe kenge sa me te reja ne vazhdimesi.

    • Julian ke shume te drejte, duhet ta perditesojme faqen. Jam duke u perpjekur por kam nevoje edhe per ju. ndaj nese ke kenge te reja te lutem mi dergo dhe do. Bekime shoku.

  3. Thanks for the site and well done. I am a worship leader from Canada and have bee doing some work in Sauk with a church for the last few years. I found out today you have beer in involved in teaching the Teens guitar and music. Awesome. I am in Sauk until Friday. Would love to meet up and chat if possible or at least start an email conversation. Blessings. Feel free to send me a personal email.

  4. Krishtin kam shpërblim
    Dhe ar-syen e jetës
    S’ka asgjë në këtë botë
    Që mua më plotëson

    Dhe në çdo sprovë
    Me shpirt këndoj
    Nuk kthehem pas
    Ai më çliroi

    Kri-shti më plo-tëson
    Kri-shti më plotësoon
    Gjithçka kam nevojë është në Ty,
    Gjithçka kam nevojë

    Krishtin kam gjithçka,
    Gëzimin e shpëtimit
    Dhe kjo shpresë qëndron përjetë
    Shtëpinë në qiell kam

    Në çdo stuhi
    Me shpirt këndoj
    Krishti është k’tu
    Lavdi Shumë të Lar-tit!

    Unë kam vendosur ta ndjek Jezusin
    Nuk kthehem pas, nuk kthehem pas

    Kryqin përpara dhe botën mbrapa
    Nuk kthehem pas, nuk kthehem pas

  5. Ju pergezoJ!! Vertet kenaqemi me kto qe na mundesoni , Zoti ju bekofte shum ne hirin e tij,
    nese mundeni me hirin e zotit te perktheni dhe hymne qe jan ne gjuhen Greke se ka shume, dhe qe jan shum bekim per shpirtin.
    ZOTI JU BEKOFTE TE GJITHEVE

Leave a comment