A ËSHTË I DENJË?

SHKAKRO PDF – A eshte i denje

INTRO  G Gsus4 G     G Gsus4 G

Strofa
A e ndieni botën t’thyer? (E ndiejmë.)
A e ndieni errësirën? (E ndiejmë.)
A e dini se errësira dritën jo dot nuk e ndal? (E dimë.)
A do t’donit që gjithçka t’bëhej e re? (E duam.)
A rënkon e gjithë krijesa? (Rënkon.)
A po vjen krijimi i ri? (Po vjen.)
A do t’jetë lavdia e Zotit një dritë në mesin tonë? (Do t’jetë.)
A është mirë që ta kujtojmë çdo ditë këtë gjë? (Po, është.)

Ref.
A ka ndonjë të denjë? A ka ndonjë me vlerë?
A ka ndonjë të zotë që librin të hapë e vulën të zgjidhë?
Luani i Judës mbi vdekjen fitoi.
Ai është rrënja e Davidit dhe Qengji që vdiq skllevërit t’çlirojë.

A është i denjë? A është i denjë
Për nderimin, lavdinë dhe bekimin?    
A është i denjë Ai?
I denjë.

Strofa
A na do vërtetë Ati? (Na do.)
A lëviz ndër ne Fryma? (Lëviz.
A i mban Jezus Mesia përjetë ata që do? (I mban.)
A do t’vijë t’banojë sërish mes nesh Ai? (Po vjen.)

Ref.
A ka ndonjë të denjë? A ka ndonjë me vlerë?
A ka ndonjë të zotë që librin të hapë e vulën të zgjidhë?
Luani i Judës mbi vdekjen fitoi.
Ai është rrënja e Davidit dhe Qengji që vdiq skllevërit t’çlirojë.
Nga çdo popull e fis, nga çdo komb e gjuhë
Na ka bërë mbretëri dhe priftër të Tij me Birin t’mbretërojmë

A është i denjë? A është i denjë
Për nderimin, lavdinë dhe bekimin?
A është i denjë? A është i denjë
A është i denjë ai?
I denjë, i denjë!
A është i denjë? A është i denjë?
I denjë, i denjë!
Është i denjë, është i denjë!
I denjë!

Përktheu: Vilma Dina (maj 2019)
Kontakt: vilmadina1@gmail.com

* Shënim – G/B dhe D/B mund t’i zëvendësoni me Bm

Leave a comment